3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionKONFLIKTI I MUSA XHAFERIT ME TALATIN, STRATEGJI KUNDER ALI AHMETIT

KONFLIKTI I MUSA XHAFERIT ME TALATIN, STRATEGJI KUNDER ALI AHMETIT

http://insajder.ch/2022/11/konflikti-i-musa-xhaferit-me-talatin-strategji-kunder-ali-ahmetit/

KONFLIKTI I MUSA XHAFERIT ME TALATIN, STRATEGJI KUNDER ALI AHMETIT

Eshte i njohur fenomeni i goditjes politike me brryl, me prapavije dhe me strategji efektive, per te korre fitore dhe per te mos lenduar askend.
Ne te tille rruge te zhvillimit e ka vendosur konceptin e tij Musa Xhaferi, shefi i grupit te te paknaqurve brenda BDI-se.
Kur Musa Xhaferi dikur pengese e kishte para tij vetem Ali Ahmetin per te rrembyer lidershipin, ai tash ka para vetit per te eleminuar politikisht edhe dy pengesa, ate te Talat Xhaferit dhe te Artan Grubit, per te arrire deri te shefi i madh, Lideri popullor Ali Ahmeti, pra i eshte zgjate rruga.

Finishi per te arrire ne maje te lartesise, Muses i eshte larguar mjafte shume, dhe ky duke e ditur se po nuk premtoi para grupit te tij, nuk realizon asgje dhe i deshton misioni per ta shpartalluar BDI-ne e per ta lene te fundit, ne rangliste pas BESES dhe te tjerave parti politike shqiptare, ka zgjedhur te hape dy konflikte per te asgjesuar Shefin e Madh, te cilin edhe e admiron edhe e degjon me vemendje e kujdes te vecante, faktori politik nderkombetar ne Maqedonine e Veriut.
U pa se ne Mbledhjet e Keshillit te Pergjitshem dhe te Kryesise se BDI-se, ne te cilat roli i Musa Xhaferit ishte i tejdukshem, dhe shihej se angazhimi i tij, ishte mbi te gjitha per ti bere karshillek Ali Ahmetit dhe per te deshmuar me veper perpara aleateve te tij si Mexhiti, Bejta e Bexheti, por edhe te tjere te panjohur ne skenen politike, se ai ato qe i flet ne tryeze kur eshte i vetem dhe i rrethua nga ata, i zbaton dhe perpiqet ti beje realitet ne praktike ne forumet me te larta te Partise, nuk po i ndale, por po i vazhdon dhe po i shtrine tej imagjinares.

Musa Xhaferi qe i kane dalur nga duart dhe kontrolli edhe sjelljet e veta personale dhe nuk arrine ta kontrolloje asnje ves, deshiron qe te importoje semundje te shumta ne parti, qe ta shkatrrojne shendetin e saje dhe me ne fund, nese nuk mund ta vdesi partine, atehere ta fuse ne shtratin e pasherueshem dhe ajo te shkoje ne spitalin e smundjeve ku e pret lukunia e kirurgeve dhe te tjera epidemi fatale.

Konflikti i dy xhafereve, njeri parimor ai i Talatit, dhe tjetri destruktiv ai i Muses, perbejne momentin e pare te fillimit te goditjes ne kala nga brenda ndaj Ali Ahmetit.
Per grupin e zjarrit qe deshiron ti veje flaken BDI-se nese nuk e marrin kalane nga brenda, vetem nje gje eshte e qarte, po nuk e rrezuan cdo gure te ndertuar 100% nga Ali Ahmeti atehere ata nuk arrijne te fitojne asgje.
Zjarristet ne krye me Musa Xhaferin deshirojne ta djegin aureolen madheshtore te Ali Ahmetit, e cila ka te kaluar te lavdishme dhe shkelqen ne popull.
Ata deshirojne te eleminojne te gjithe kandidatet konkurrent kryesore te postit te ardhshem te Kryeministrit te pare shqiptar, 100 dite ne Maqedoni te Veriut.
Pervoja nga e kaluara e konflikteve te tilla, flet se grupacionet e tilla problemet qe do ti shkaktojne ne te ardhmen do te jene te medha e te niveleve te ndryshme.

Goditja e dyte kunder Ali Ahmetit, ne kala nga brenda, do te jete goditja ndaj zv. Kryeministrit Artan Grubi dhe kabinetit qeverita./Zhaba.tv

Qemal Beqiri
Shkup 01.11.2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments