Kërcënimi i afrimit të një luftë globale është real. Alarmin e ka ngritur Kryeministri polak Donald Tusk, në një fjalim të tijën para Sindikatës së Mësuesve Polakë. Tusk paralajmëroi se rreziku ekziston për shkak të të përshkallëzimit të madh të konfliktit të kësaj jave në Ukrainë.
“Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po hyn në një fazë vendimtare. Ne të gjithë e dimë këtë, ne e ndjejmë se e panjohura po afrohet. Askush prej nesh nuk e di fundin e këtij konflikti, por e dimë se po merr përmasa shumë dramatike për momentin. Ngjarjet e dhjetëra orëve të fundit tregojnë se ky kërcënim është vërtet serioz dhe real për sa i përket një konflikti global”, tha Donald Tusk, Kryeministër i Polonisë.
Polonia është vendi i cili e ndjen më shumë kërcënimin rus në kufijtë e tij, pasi pas Ukrainës, Vrshava do të ishte shteti i radhës që do të goditej. Kryeministri polak nuk është i vetmi që e sheh konfliktin në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës në terma ogurzi.
Shefi i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar tha të enjten se forcat e armatosura të Britanisë do të jenë gati të luftojnë ushtrinë ruse “sonte” nëse Putin pushton një vend tjetër të Evropës Lindore. Po ashtu ish-komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se “ne mund të besojmë absolutisht se Lufta e Tretë Botërore ka filluar”, pasi Rusia po ndihmohet në luftën e saj nga ushtarë nga Koreja e Veriut, drone nga Irani dhe armë nga Kinë.
Nga ana e tij, Kremlini me anë të zëdhënësit të tij tha se sulmi ndaj Ukrainës duke përdorur një raketë balistike hipersonike të zhvilluar rishtazi ishte një mesazh për Perëndimin se Moska do t’i përgjigjet ashpër çdo veprimi “të pamatur” perëndimor në mbështetje të Ukrainës. “Pala ruse ka demonstruar qartë aftësitë e saj dhe konturet e veprimeve të mëtejshme hakmarrëse në rast se shqetësimet tona nuk merren parasysh janë përshkruar mjaft qartë,” tha Peskov.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur konturet e asaj që do të jetë Ukraina e pas luftës. Një Ukrina të cilët do ti mungojë një pjesë e mirë e territorit të dikurshëm. “Vendet perëndimore kanë filluar të kuptojnë se vetëm një pjesë e vendit do të mbetet në Kiev, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një takim me një grup studentësh bjellorusë. Për këtë arsye, shtoi ai, perëndimorët duan që Ukraina të anëtarësohet në NATO