Në Klinikën e Onkologjisë në kompleksin klinika “Nëna Terezë” në Shkup vijon aksioni policor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan se ka aksion policor, por nuk zbulojnë detaje.
Jozyrtarisht, aksioni ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi.
Pas përfundimit të aksionit, nga MPB theksojnë se do të zbulohen detajet e vërteta.
Në Klinikën e Onkologjisë në kompleksin klinik universitar “Nënë Tereza” në Shkup është duke u zhvilluar një aksion policor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë aksionin, por nuk bëjnë të ditur detaje.
Paralajmërojnë se do të ndajnë më shumë informata, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, pas përfundimit të aksionit.
Një pjesë e mediave raportoi se aksioni vjen pas publikimit të informacioneve se punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.