Më 21 prill 2022, në SPB Kërçovë është ndaluar B.R (63) nga fshati Podvis i Kërçovës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan një pushkë gjuetie “Orazara” të kalibrit 16 mm dhe dhjetë pushkë gjuetie, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.