Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë e re.
Takimi do të mbahet 10:30.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka konfirmuar për Ekonomia Online se do të marrin pjesë në këtë takim.
Poashtu edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Abdixhikut.
Se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takim, e ka konfirmuar, Kushtrim Xhemaili nga ky subjekt.
Po ashtu për EO, deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se ftesës së Presidentes do t’i përgjigjen pozitivisht.
