Zëvëndëskryeminstri Artan Grubi në konferncën e sotme për shtyp në Qeveria ka theksuar se emrat e përfolur gjatë ditës së djeshme të drejorëve të ardhshëm janë spekulime.
Sa i përket drejtorive që ka marrë BDI, Grubi theksoi janë bërë disa këmbime të drejtorive mes LSDM-BDI.
“Ato të cilat i lexova dje në mediat elektronike janë apsolutisht të pavërteta. Ndarjet në pozicionet e drejtorëve nuk janë bërë por janë bërë disa këmbime, ne kemi pasur 5 pozita të drejtorëve në drejtori të veçnata dhe i kemi këmbyer me 5 drejtori tjera nga radhët e LSDM-së. Psh Fondin pensional e kemi drejtuar ne për më shumë se 1 dekadë dhe e kemi këmbyer me Ndërmarjen e rrugëve, apo Postën e kemi këmbyer me ndërmajren MEPSO. Bëhet fjalë për këmbim të udhëhqësve të ndaëmrjaeve mes LSDM dhe BDI-së me qëllim që të feskohen këto drejtori”, tha Grubi, përcjell Zyrtare.net.
Grubi njoftoi se gjatë ditëve në vijim do vendoset përfundimisht me emkrat e zëvëndës ministrave dhe sekretarëve shtetëror.