0.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKonfederata e Sindikatave të Maqedonisë: Ligji për përmbarim, që është në pëprilim...

Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë: Ligji për përmbarim, që është në pëprilim e sipër do të jetë barrë shtesë financiare për qytetarët

Konferedrata e Sindikatave të Maqedonisë hodhi akuza në adresë të Ministrisë së Drejtësisë se me dyer të mbyllura dhe pa pjesëmarrjen e Organizatave po përgatitet ligji për Përmbarim. Kreu I Konfederatës së Sindikatave Marjan Marjan Risteski thotë se Ministria e Drejtësisë së bashku me përmbaruesit, noterët dhe avokatët, formuan një grup pune për të ndryshuar ligjin, që të gjitha shpenzimet e përgjithshme, shërbimet komunale, parkimi, telefoni dhe të tjera – të ridrejtoheshin përmes noterëve dhe përmbaruesve. Në këtë mënyrë, paralajmëron Risteski, qytetarët do të përballeshin me kosto shtesë financiare, në vend që të faturonin detyrimet drejtpërdrejt pa ndërmjetës.

“Kështu që unë argumentoj se ata janë grindur në një takim të tillë midis tyre, noterë, avokatë, përmbaruesit – kush më shumë të rrëmbejë nga ajo që e bëjnë mbi kurrizin e qytetarëve. Ne nuk do ta lejojmë këtë, kështu që po dërgojmë një mesazh të qartë – ne kërkojmë një takim urgjent nëse jo, protestat me siguri do të duhet të mbahen para Ministrisë së Drejtësisë”, tha Marjan Risteski – Kryetar i KOSM.

Ministria e Drejtësisë hedh poshtë të gjitha pretendimet se ligji për përmbarimin përpilohet me dyer të mbyllura.

“Pretendimet se Projektligji për Përmbarimin miratohet me dyer të mbyllura janë absolutisht të pabaza. Të gjitha ligjet në Ministrinë e Drejtësisë përgatiten përmes një procesi publik dhe transparent, me informacion në kohë për statusin e tyre. Për Projektligjin për Përmbarimin, u krijua një grup pune nga disa sektorë dhe procesi i hartimit të tekstit është afër përfundimit. Pas përgatitjes së tij, Projektligji për Përmbarimin do të publikohet në ENER, ku të gjithë do të kenë mundësinë ta shqyrtojnë atë, të bëjnë komente, propozime dhe sugjerime”, thonë nga Ministria e Drejtësisë .

Sindikata njoftoi se nëse nuk përfshihen në përpilimin e ligjit, atëherë do të protestojnë pas Vitit të Ri./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments