Akumulim më i madh dhe koncentrim i fuqisë në duart e kryeministrit, i cili do të kryesojë me Këshillin për koordinim të bashkësisë mbrojtëse – të inteligjencës, ndërsa do ta propozojë edhe drejtorin e Agjencisë për siguri kombëtare (ASK), mungesa e Presidentit të shtetit dhe e Kuvendit dhe e drejtorit të Byrosë për siguri publike si anëtarë të Këshillit për koordinim të bashkësisë mbrojtëse të inteligjencës, kontrolli i brendshëm dhe dilema për nevojën për përgjim në raste të caktuara nga ana e ASK-së, janë vërejtjet kryesore të parashtruara në debatin e sotëm publik rreth Propozim ligjit për koordinim të bashkësisë mbrojtëse të inteligjencës në vend.
Në elaborimin e dy propozim-ligjeve, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski reformën e shërbimeve mbrojtëse të inteligjencës është i rëndësishëm mbi të gjitha për vendosje të sistemit të sigurisë për mbrojtje dhe respektim të të drejtave të njeriut, garantim të sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit. Ideja e reformave, potencoi ai, është që ligjërisht të rregullohen metodat që shfrytëzohen në vendet moderne evropiane, me qëllim që të ekzistojë transparencë, mbikëqyrje dhe kontroll të zbatimit të tyre, si mungesa serioze, të cilat, siç tha, i kemi pasur në funksionim të shërbimeve të sigurisë.
“Qëllimi kryesor është vendosje e bazave për shërbim modern, profesional dhe të zhvilluar. Të punësuarit nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie politike. Pikërisht për këtë segment i rëndësishëm është selektimi i të punësuarve, të cilët do të të duan të punësojmë në ASK-në e re”, tha Spasovski. Shtoi se jo të gjithë të punësuarit tani në ASK-në, me fuqinë e ligjit do të kalojnë në ASK e re. Sipas tij, nuk do të punësohen numër i vogël i njerëzve, që nuk janë sjellë në mënyrë profesionale dhe kanë keqpërdorur detyrën, dhe kjo është bërë për shkaqe personale, partiake, ose për interesa biznesi në periudhën e kaluar.
Sipas Frosina Tashevski Remenskit, në reformat e bashkësisë mbrojtëse të inteligjencës në pjesën e selektimit gjatë punësimit, legjitimiteti duhet të jetë në vend të parë, të mënjanohen të gjitha mundësitë për keqpërdorim dhe subjektivitete. Tha se mes tjerash janë kyçe kontrolli dhe mbikëqyrja mbi punën e ASK, të cilët në propozim-ligj, nënvizoi nuk janë rregulluar në mënyrë përkatëse, ndërsa nuk janë rirregulluar edhe dispozitat për kontroll të brendshëm, financim të Agjencisë, por edhe testim poligrafik për të punësuarit.
Bëhet ndryshim i vlerave, theksoi profesori i Fakultetit për siguri, Zlate Dimovski, i cili duke folur për propozim-ndryshimet, si mungesë theksoi se edhe kjo deri më tani në teori nuk ka arritur konsensus për definicion të pranueshëm çka është siguri kombëtare. Lidhur me Propozim-ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) theksoi se mjeti bazë për punë në agjenci janë bashkëpunimi sekret dhe në këtë drejtim kërkoi që bashkëpunëtorët dhe të dhënat që i dorëzojnë që të ndalohet të keqpërdoren, sepse, përkujtoi ky tani më është një ilustrim dhe tërë kjo është në dëm të rrjetit bashkëpunues i cili i është i nevojshëm Agjencisë.
Edhe kolegu i tij profesor Marjan Nikollovski tregoi se sipas shembullit të hapjes së dosjeve në të kaluarën do të shkatërrohet rrjeti bashkëpunues, që duhet ligjërisht të rregullohet që të bëhet funksional. Potencoi se është shumë me rëndësi departizimi dhe profesionalizmi, por është shumë me rëndësi edhe trajnimi i vazhdueshëm që sipas shembullit të MOSAD – Izrael dhe MI6 britanik duhet të zhvillohet në formimin e qendrës për trajnim.
Marjan Gjurovski nga Fakulteti për siguri kërkoi që të tërhiqen ose të bëhen ndryshime serioze në dy propozim-ligjet dhe të sillet ligj për siguri integrale. Ai mendon se drejtorin e ASK-së duhet ta zgjedhë Kuvendi, ndërsa me Këshillin për Siguri për koordimin të bashkësisë së sigurisë dhe zbulimit ekziston rrezik, tha, që t’i merren një pjesë e kompetencave presidentit të shtetit lidhur me sistemin e sigurisë. Mes tjerash e hapi dilemën pse është e nevojshme që ASK-ja në disa raste të ketë mundësi për përgjim , kur për këtë qëllim tani më ekziston Agjencia operative-teknike (AOT).
Dekani i Fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës, Kebir Abziu e hapi çështjen për kontroll të brendshëm në ASK. Logjike është, sipas tij, që udhëheqësi i kontrollit të brendshëm në ASK, të mos jetë përgjegjës para drejtorit të Agjencisë.
Për Oliver Andonov, profesor në Akademinë ushtarake, dy propozim-ligjet tregojnë praprambetje. Propozon që drejtori i ASK dhe dy zëvendësit e tij të propozohen jashtë Shërbimeve për siguri, ndërsa njëri prej zëvendësve të udhëheq me kontrollin e brendshëm.
Vane Cvetkov, kryetar i Shoqatës “Lupa e gjelbër” kërkoi 10 vjet mbrapa të analizohen proceset e montuara politike dhe përzierja e inspektorëve të cilët i kanë tejkaluar kompetencat e tyre. ..