5.3 C
Tetovo
E diel, 26 Janar, 2025
BallinaLajmeKomunikatë e Shtabit të Krizës Tetovë

Komunikatë e Shtabit të Krizës Tetovë

Më 29.05.2022 (e Diel) me fillim në orën 17:00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës lidhur me gjendjen e krijuar me rreshjet e shiut, që kaploi rajonin e Maqedonisë së Veriut, ku dëme të konsiderueshme shkaktoi edhe në Komunën e Tetovës.

Në diskutim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me anëtarët tjerë të Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës sollën këto konkluzione:

  1. Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qeveria lidhur me menaxhimin e situatës dhe shpërblimin e dëmeve,
  2. Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qyteti i Shkupit lidhur me pastrimin e rrugëve,
  3. Të vendohet kontakt numër për tu paraqitur dëmet nga ana e qytetarëve,
  4. Të vendoset komunikim i vazhdueshëm me qendrën për menaxhim me krizat, policinë dhe drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim lidhur me ndërmarrjen e masave paraprake për evitimin e dëmeve më të mëdha,
  5. Të bëhet kërkesë deri në qeveri për intervenim tek lumenjt, konkretisht për të pastruar shtretërit e lumenjve,
  6. Të formohen viber – grup në të cilin do të kordinohet shtabi i krizës lidhur me masat preventive të cilat duhet që të ndërmeren në rast të krizave,
  7.  Të intervenohet në pjesën e kanalizimit atmosferik (në plan afatgjatë)
  8. Të bëhet kontrollë i ujit për pije.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments