0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomunikatë e përbashkët nga takimi i pasditës mes Zoran Zaevit- Ali Ahmetit

Komunikatë e përbashkët nga takimi i pasditës mes Zoran Zaevit- Ali Ahmetit

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti zhvilluan
takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza
të mira për përparim.Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.

Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDIsë dhe LSDM-së dhe
Koalicionit “Mundemi në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe
Ali Ahmeti  dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur
bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për
Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në
ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.

Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel
të Sekretarëve partiak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments