Komuna e Novacit do të ndajë tre milionë denarë për shfrytëzimin e subvencionit për fasadat termoizoluese të qytetarëve . Thirrja publike do të jetë e hapur 90 ditë, tha kryetari i komunës së Novacit, Stevçe Stevanovski.
-Sot shpallëm thirrjen publike për subvencionimin e banorëve të Komunës së Novacit për ndërtimin e shtëpive me efikasitet energjetik, përkatësisht ndërtimin e fasadave termoizoluese në objektet e banimit për banim individual. Thirrja do të zgjasë tre muaj duke filluar nga sot. Mjetet financiare do të ndahen sipas parimit i pari i ardhur – i pari i shërbyer, deri në shterimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim, në vlerë të përgjithshme prej tre milionë denarë, tha Stevanovski.
Mjetet financiare janë siguruar nga buxheti i Komunës së Novacit për vitin 2022, ndërsa përfitues i subvencionit për ndërtimin e fasadave termoizoluese duhet të jetë banor i Novacit, objekti i të cilit me procedurë,në territorin e komunës me legalizim të zbatuar plotësisht.