4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës,nën diktatin e Bilall Kasamit, pa debat publik miratoi planin...

Komuna e Tetovës,nën diktatin e Bilall Kasamit, pa debat publik miratoi planin urbanistik për fshatin Xhepçisht.( pjesa 2)

Lajmi interaktiv

Rrëfim gazetaresk në veten e parë

E dielë 01.10.2023 ,fshati me mbi 1500 shtëpi dhe mbi 7.000 banorë (rreth 6.000 votues ) ,nuk e ka atë gjallëri dhe atë zhurmë që kishte( viteve 1970-80-90-2000-2010 ) . Shumica dërmuese e shtëpive gati janë bosh.Gurbeti plagë e rëndë .Ishte babai,unë ,fëmijët i kam në Zvicër ,pra tre gjenerata a thua e bëmë një jetë këtu në vndlindje ,më tepër jemi në kantonet gjermanë në Zvicër .Jemi zanatçinjë të mirë.Tash gjeneratat e reja edhe me shkolla përkatëse i gjen si udhëheqës,inxhinier,pronar firmash në CH ,etj,etj. Por në Xhepçisht nuk lëvizën gjërat kolektive.Çdo gjë që shihni këtu si infrastrukturë është financuar me vetëkontribut bashkëfshatarësh .Kur ishim Komunë,kryetari komunës bashkëfshatari ynë ,(Xhepçishti u shpall aso kohe si Komuna më rentabile rurale nëMaqedoni,pse e hoqën Komunën , askush nuk e di,po një gjë dihet u dasht edhe Bërvenica ,Jegunovca atëherë të hiqet , jo vetëm Xhepçishti dhe Shipkovica ).pra Kryetari ynë ndërtoi trotuaret në rrugën kryesore dhe elektrifikimin ,si dhe disa rrugë të fshatit …Nga shteti asgjë tjetër nuk kemi .Kemi mbi 200 biznese që veprojnë në Xhepçisht që mbajnë edhe nga qyteti familje .Vetëm një emër do e përmendim RENOVA nuk do hidhërohen tjerët …gjigant rajonal …Të fillojmë atëherë .

UJIN PËR PIJE (se aty i dhemb Bilall Kasamit firmës që do të mer ose blejë NPK Tetovën deklamohet se është nga Sllovenija i intereson ti krijojë avantazhe-favore të mbledh për pagesa të Ujit si shtesë plus edhe Xhepçishtin) ;

JO JO

Ujin e kemi me vetëkontribut të gjithë fshatit me rezervuar mbi fshatin Sellcë ,vendin e burimit e kemi blerë qysh në kohën e Komunizmit e ky tash zotnia të mbledh taksa për diçka që nuk kanë kontribuar as edhe një kryetar komune në transformimin e shtetit që nga viti 1992 e deri tash.Edhe tash e mirëmbajmë vetë .Vërtetë fshati është rritur ,ndihet kohë pas kohe mungesa e ujit ,bile as Porojit nuk i kemi dhënë nga i njëjti burim të mer ujë.

SHIHKA ËNDRRA SY HAPUR TRIKAXHIU.

KANALIZIM FSHATI NUK KA …krejt jemi me gropa(jama) skeptike :NJË GROPË për ta hapur me murë kuptohet kushton 2000-3000 euro ,plus pastaj zbrazja edhe 50 euro,në dy muaj ose tremuaj ,e ai zotnia dashka të mbledh taksat …mos na ka siguru lidhje me kanalizim të rrjedhshëm,pa të kërkojë taksat…Ka doli i mençëm …Trika Komunistësh të Jugosllavisë së Titos.

BËRLLOKET e vërtetë se vonohen ti bartin , bile gati kur hyjmë në dy muaj vijnë ti marin ,jo rregullisht.Pagesat vërtetë vonohen por paguhen ,fakt çfarë shërbimi kemi ,pagesat shumë mirë mblidhen … me përmbarues na i marin .

Varrezat si i shihni i mirëmbajmë me vetëkontribut…me prit Bilall Kasamin të na ndërtoje KAPELË për larje dhe prehje të të vdekurve …edhe pse nuk kalon Vardari këndej ,na mer edhe neve …Poroji as që na intereson pse nuk e ka futur në planin urbanistik ,atyre le tua pastrojë shtratin e lumit ,dhe zallin (grillin) që është grumbullu si kala rreth rrugës ,boll e ka Bilall Kasami .Shkollat i ndërtuan të tjerët …Çerdhe nuk i kujtohet të hapë në vetvete …Çfarë kërkon të mer nën kontroll Ujin ,ajo që është gati…E BABA …HALLALL I KOFTË …të tjerët që na DËGJONIN komentonin,bile disa që nuk më njihnin më thonin kush je …nuk kemi dëgjuar asgjë . Këshilltari nga Xhepçishti është i Besës vërtetë pse 10ai nuk na thotë gjë…epo kështu e ka kur nuk ka DEBAT PUBLIK për një gjë kaq madhore .urbanizimin e fshatit Xhepçisht( dinte Bilall Kasami në Kampanjë parazgjedhore të vitit 2021 tu shkojë bizneseve private, e tash nuk doli në një debat ballafaqimi me banorët e Xhepçishtit ..si në tallje thonë jemi urbanizu vetëvetiu duke parë Europën si gurbetçarë ,bile prej kohës së komunizmit …Kjo si duket është ngrohja para lojës …po çka se është kryetar komune …Xhepçishti çfarë nuk ka pa …

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments