Komuna e Tetovës ka marrë një plan vjetor për punësim, me të cilin në vitin 2023 do të ketë mundësi për punësime të reja në administratën komunale. Plani u votua sot në seancën e tretë të Këshillit, të cilës i ka paraprirë debati në Këshill.
Këshilltarët e BDI-së, të cilët janë opozitë në këshillin e qytetit të Tetovës, e kritikuan këtë vendim, duke pyetur mazhorancën e kryesuar nga Besa se pse po rritet numri i të punësuarve të rinj, për çka Besa dhe kryetari Biljal Kasami fajësuan pushtetin e kaluar.
- Komuna e Tetovës del se duhet të punësojë njerëz të rinj, edhe pse janë 350 persona me zgjidhje. Ju po e ngarkoni administratën komunale me punësime të reja dhe ne e dimë që keni edhe punësime të reja me kontratë, akuzoi BDI.
Kryetari i Këshillit, Durmishi, ka sqaruar se ky vendim është çështje teknike dhe obligim ligjor nëse komuna dëshiron të punësojë fare administratorë të rinj. Përgjigje kërkoi edhe kryetari Kasami, i cili tha se komuna “ka punësim të përkohshëm, në radhë të parë të ekspertëve”.
- Janë punësime të përkohshme me kontribute për persona që janë ekspertë, për shembull në fushën e urbanistikës. Nuk do të vazhdojmë me praktikën e punësimit të militantëve partiakë, tha Kasami nga foltorja.
Kryetari i Këshillit Durmishi në një deklaratë për media tha se plani vjetor është bërë me qëllim të projektimit të punësimeve të mundshme në komunë dhe ka mundësi që ato të mos realizohen.
- Është parashikuar të kalojë me ligj, kërkon Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës. Pas kësaj, nëse duhet të punësohen njerëz, Komuna duhet të bëjë kërkesë në Ministri, kjo është si një dokument që duhet të kalohet dhe të dorëzohet në Ministri. Nuk ka vende të reja pune, por nëse ka nevojë, komuna do të duhet të punësojë sipas atij programi ku janë planifikuar 23 vende pune. Për ta, sipas bilancit, 16 vende janë për shqiptarët, gjashtë për maqedonasit dhe një për romët. Nëse komuna ka nevojë, sërish do të bëjë kërkesë në Ministri për të dhënë pëlqimin dhe pastaj do të hapet shpallja, tha Durmishi.
Plani vjetor përfshin daljet në pension, promovimet dhe punësimin e punonjësve. Në seancën e tretë janë 41 pika dhe do të debatohet për dy ditë.