6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës formon grup pune për të hetuar ndërtimin e ujësjellësit.(video)

Komuna e Tetovës formon grup pune për të hetuar ndërtimin e ujësjellësit.(video)

Ka filluar punën grupi i hetimit për projektin e ujësjellësit në Tetovë për të vërtetuar lëshimet eventuale gjatë realizimit.

Nga komuna e Tetovës për Alsat thanë se në ditët e ardhshme do të ketë më shumë detaje rreth hetimit.

“Ky grup sot më me urdhër të kryetarit është formuar dhe ka nisur punimet në terren, ashtu siç do rrjedhin edhe punët hetimore, do informoheni në të ardhmen”, deklaroi Ermira Beqiri, Komuna e Tetovës.

Sipas informatave të televizionit Aslat, hetimet fillimisht po zhvillohen për tre pikat ku ndodhin shpesh defektet, ndërsa ditëve në vijim, do të bëhet edhe revizion i tërësishëm i projektit. Dyshimet kryesore janë nëse projekti është realizuar sipas planit dhe nëse në terren janë vendosur gypat dhe sistemi i duhur, ose ka pasur devijim nga projekti kryesor. Të pyetur në Ndërmarrjen publike komunale të Tetovës, projektuesi i projektit të ujësjellësit, ka informuar se gypat nuk do jetë e nevojshme që të ndërrohen, megjithatë punët në terren në pranverë janë të domosdoshme.

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ditë më parë paralajmëroi se nëse konstatohen lëshime nga autoritetet komunale apo nga firma që ka realizuar projektin, do të përgatitet padi për përgjegjësit./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments