Komuna e Tetovës deri në fund të muajit shtator ka raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 14.340.000 euro, dhe për tre muaj borxhi është rritur për rreth 240.000 euro.
Sipas shumës së brxhit, kjo komunë renditet në vendin e 4-të të lartë në listën e re të borxhlinjve të Ministrisë së Financave.
Ndonëse kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në zotimet e tij elektrorale tha se do të ketë mirëmenaxhim financiar dhe do të ulet borxhi i Komunës, shifrat flasin ndryshe!
NPK Tetovë ka raportuar fatura të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 5.400.000 euro, e poashtu borxh prej 378 mijë eurosh ka raportuar edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, por borxhe kanë edhe shkollat fillore dhe të mesme në kuadër të kësaj komune.
Spitali i Përgjithshëm i Tetovës ka detyrime të papaguara në vlerë prej 282.200 euro.
Kujtojmë se përveç komunës së Tetovës në listën e borxhlinjëve është edhe komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Ohrit, Dellçevës si dhe komuna të tjera.