1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës do t’i japë 32 mijë euro një agjencie marketingu...

Komuna e Tetovës do t’i japë 32 mijë euro një agjencie marketingu për promovimin e qytetit, ka thirrje për logo të qytetit ?!

Një agjenci e Marketingut në Tetovë ka shpallur konkurs në të cilin ka ftuar të interesuarit për dizajnimin e logos – shenjë më e njohur për qytetin e Tetovës. Thirrjen e kanë shpërndarë edhe profilet e komunës në rrjetet sociale.

Agjencia e marketingut thekson se qëllimi është krijimi i një logoje (shenjë) të re mbrojtëse të Tetovës për promovimin e qytetit.

“Logoja do të përdoret në të gjitha qendrat e informacionit turistik dhe materialet promovuese si bluza, kapela, çanta, magnet dhe onlajn, të cilat do t’u ofrohen turistëve dhe vizitorëve. Çmimi për dizajnin e logos së re do të jetë 50.000 denarë”, thuhet në thirrje.

Për më shumë aktivitete të brendimit dhe promovimit të qytetit, komuna duhet të paguajë mbi 32 mijë euro. Në sistemin elektronik për prokurim publik është publikuar kontrata ndërmjet Komunës së Tetovës dhe agjencisë së marketingut për “Përgatitjen dhe prodhimin e materialeve promovuese dhe brendimin e qytetit”.

“Kontraktuesi do t’i kryejë shërbimet në vlerë të përgjithshme prej 2.003.649 denarë pa TVSH, sipas nenit 2 të Marrëveshjes.

Të dyja palët ranë dakord më 15 shkurt  të vitit 2023 dhe marrëveshja është e vlefshme për një vit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments