4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës do të sigurojë vend për qytetarët bullgarë për të...

Komuna e Tetovës do të sigurojë vend për qytetarët bullgarë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe ambasadori i Bullgarisë, Angel Angelov, siç informojnë nga Komuna e Tetovës, në takimin e sotëm janë zotuar që të gjendet një vend në qytet ku qytetarët bullgarë do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari në 2 prill 2023.

Në takimin e kryetarit të Komunës së Tetovës dhe ambasadorit të Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov, u biseduan për sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e mundshëm me komunat bullgare dhe shfrytëzimin e përvojës së tyre në sigurimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian, informojnë nga Komuna e Tetovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari janë caktuar për 2 prill, pasi tre mandatar nuk arritën të formojnë një qeveri në janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments