8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës dhe Bilall Kasami lënë nën mëshirë 300 fëmijë për...

Komuna e Tetovës dhe Bilall Kasami lënë nën mëshirë 300 fëmijë për të nisur çerdhen, nuk dakordohen aspak me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Komuna e Tetovës nuk ka gjetur mirëkuptim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për punësimin e 30 edukatoreve të reja në çerdhet e Tetovës edhe pse financiarisht këto punësime do t`i mbulonte komuna e Tetovës. Kështu ka deklaruar kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, i cili ka sqaruar se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të edukatoreve janë të detyruar që të japin pëlqim që të rritet numri i fëmijëve në grupe për një edukatore. Një arsye tjetër për kërkesën për punësime të reja që është bërë deri tek ministria përkatëse është se në listë të pritjes ka rreth 300 fëmijë që presin të vazhdojnë edukimin nëpër çerdhet e Tetovës.

Krahas kësaj, edhe kërkesa për nëntë punësime të reja në këtë çerdhe nuk ka marrë përgjigje pozitive nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo është bërë shkak që 300 fëmijë të jenë në listë të pritjes dhe të mos fillojnë të shkojnë në çerdhe.

Nuk dihet nëse këtë e ka pranuar kryetari Kasami. Poashtu, ministrja nuk ka dhënë asnjë premtim edhe me kërkesat e vazhdueshme të komunës së Tetovës për punësimet dhe se është arsyetuar se për këtë kompetente është ministria e financave.

Në seancën e fundit të këshillit të komunës së Tetovës është miratuar propozim vendimi për programin vjetor për punë të çerdhes “Rinia” në Tetovë. Poashtu, me këtë rast është dhënë pëlqim për rritjen e numrit të fëmijëve nëpër grupe për vitin 2023/24.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments