20.3 C
Tetovo
E shtunë, 6 Korrik, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës apelon: Të largohen automjetet e dëmtuara nga hapësirat publike

Komuna e Tetovës apelon: Të largohen automjetet e dëmtuara nga hapësirat publike

Nga Komuna e Tetovës apelojnë të gjithë pronarët e automjeteve të dëmtuara dhe që janë të parkuara në vende publike t’i largojnë. Nga atje theksojnë se Inspektorati ka lëshuar njoftim për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin. Shtojnë se në afat prej 3 ditësh duke filluar nga sot nuk i largojnë Inspektorati do ti marrë automjetet.

“Komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt.

Inspektorati tashmë ka lëshuar (ngjit) njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin.

Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve.Ndryshe, Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve”, thonë nga Komuna e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments