Komuna e Strugës dhe kryetari Ramis Merko i bashkohen kërkesës së sektorit të turizmit, gastronomëve, kafeneve dhe shitësve – e diela të jetë ditë pune në qytetet turistike, përfshirë edhe Strugën.
Struga është qytet që varet nga stina e verës, kështu që e diela, një ditë jopune do të rrezikojë seriozisht dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik lokal dhe më gjerë, thonë nga Komuna e Strugës.
Kërkesa, siç thuhet, i është dërguar Ministrisë së Ekonomisë, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, për të gjetur një mënyrë për të marrë vendim që e diela të jetë ditë pune gjatë sezonit turistik.
-Presim një vizitë të ministrit të Ekonomisë dhe të diskutojmë së bashku për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve të Strugës, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës.