Lajmi interaktiv
www.telegrami.mk..
Si duket Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski duke ndjekur rrugën e luftës kundër objekteve jolegale në Komunën e Kumanovës ,ka njoftuar se si komunë kanë dorëzuar kallëzim penal për uzurpim dhe ndërtim pa leje të muzeut përkujtimor “Kulla e martirëve” në Sopot të Kumanovës.Do ndalemi te Komuna e Tetovës ,pse nuk ndjek të njëjtën rrugë se si komunë të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori, MPB dhe në Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit… për ndërtim pa leje të Kryqit në Kodër të Diellit . Dy benefite fiton edhe Bilall Kasami si kryetari Maksim Dimitrievski. Para partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE ndjeki rrugën e ligjëshmërisë dhe ndaj elektoratit të Besës unë nuk kam vendosur Kryqin ,po i mar masat …e kjo mund të zhagitet me vite…BINGO kalojnë zgjedhjet e 2014 …
www.telegrami.mk
=================================================
Lajmi aktiv që qarkullon
Dimitrievski thotë se kallëzimi është dorëzuar në Prokurori, MPB dhe në Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.“Grupi i organizuar i personave të panjohur, për një periudhë të gjatë kohore, duke përfshirë datën 06.11.2023, i ka kryer krimet e theksuara duke uzurpuar dhe ndërtuar në një parcelë ndërtimore, tokën bujqësore shtetërore PK nr.963 KK Sopot, të regjistruar në fletpronësi nr. 117 dhe në të njëjtin vend, krahas uzurpimit, ndërtuan një objekt me funksion Muze – Qendër Memoriale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Dimitrievskit