6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeKomuna e Gostivarit punëson 70 veta në arsim, administratë dhe emergjenca

Komuna e Gostivarit punëson 70 veta në arsim, administratë dhe emergjenca

Komuna e Gostivarit ka dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënësit, punonjësit e administratës komunale si dhe për zjarrfikësit, që nga fillimi i vitit 2025. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Valbon Limani, i cili theksoi se shumica e vendimeve janë dhënë për sektorin e arsimit, konkretisht për shkollat fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra.

“Bëhet fjalë për punonjës të arsimit që kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe që tashmë do të kenë siguri më të madhe në vendet e tyre të punës. Kjo është një mënyrë për të rritur stabilitetin dhe motivimin në sektorin arsimor,” deklaroi Limani.

Ndërkohë, në administratën komunale dhe Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit janë dhënë gjithsej 20 vendime pune. Kryetari i komunës nënvizoi se këto vendime janë dhënë për të gjithë ata punonjës që kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në institucionet përkatëse.

“Vlerësojmë punën dhe përkushtimin e të gjithë të punësuarve, dhe si komunë do të vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë të gjithëve që kontribuojnë ndershmërisht. Vendime të tjera do të ketë edhe në periudhën në vijim”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments