Nga Myftinia e Tetovës pranojnë se kanë inkasuar mjete nga shitësit te i ashtuquajturi “Treg i Grave” në Tetovë, përcjell TV21. Myftiu në largim, Qani Nesimi thotë se mjetet janë shfrytëzuar për mirëmbajtjen e varrezave.“Nga 2002 ky pazar është aktiv dhe janë marrëveshjet me komunën që t’i shfrytëzojmë këto hapësira sepse shfrytëzohen rreth e qark objektet e varrezave. Pazari i grave që është hapësira është vakëf. Rruga është e vërtetë se është pronë shtetërore dhe është vakëf, por janë varreza mbi atë asfalt ku kalojmë ne dhe nuk pretendojmë se është pronë e jona apo se ne duhet të marrim nga shitësit, por le t’i merr komuna dhe le ta mirëmbajë, por ne kemi dëmtime që bëhen dhe kjo është një marrëveshje me një çmim simbolik. Komuna nuk kërkon prej nesh që të merremi vesh por e bën tinëzisht. Përse, nuk e di“