Ministrja për financa në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitrieska – Koçoska sot ka paralajmëruar se deri në fund të shkurtit do të kryhet pagesa e parë për kredinë e marrë hungareze.
“Deri në fund të këtij muaji pritet të bëhet transferimi i transhesë së parë të huasë hungareze për përkrahjen e kompanive. Një pjesë e bankave veçmë kanë miratuar projekte dhe kanë parashtruar kërkesa për pagesën e tyre në Bankën Zhvillimore”, deklaroi Koçoska.
Ajo sot zhvilloi takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë që udhëhiqet nga kryetari Branko Azeski, ku u diskutua për sfidat ekonomike.
“Qëllimi është që përmes këtyre takimeve të ndajmë informacione për plasimin e mjeteve të huasë hungareze të destinuar për kompanitë dhe t’i zgjidhim eventualisht dilemat që do të shfaqen gjatë këtij procesi”, deklaroi ministrja.