0.2 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKompania shqiptare Amadeus Grup, kërkon 110 milionë dollarë dëmshpërblim nga Maqedonia.

Kompania shqiptare Amadeus Grup, kërkon 110 milionë dollarë dëmshpërblim nga Maqedonia.

Një kompani shqiptare padit Maqedoninë në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Uashington dhe kërkon 110 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak të një projekti të ndërprerë në qendër të Shkupit.

Siç shkruan Shqiptarya.com, referuar Oligarkia.al, bëhet fjalë për grupin “Amadeus Group” në pronësi të biznesmenit Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni.

Sipas njoftimeve, baza e mosmarrëveshjes është ndërtimi i një hoteli dhe qendre tregtare në qendër të Shkupit.Në vitin 2014, kompania “Amadeus Group” bleu një ngastër në qendër të Shkupit nga Qeveria e Maqedonisë, ku do të ndërtohej një hotel në stilin barok 16 metra. Për shkak të mosmarrëveshjeve, thuhet në tekst, projekti nuk u zbatua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments