-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKompania e shkeli afatin për asfaltimin e rrugës mbi Kazermën në Tetovë,...

Kompania e shkeli afatin për asfaltimin e rrugës mbi Kazermën në Tetovë, Kasami paralajmëroi ndëshkim (Video)

Punimet për vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë, nga rrethrrotullimi mbi Kazermën e qytetit që del në lagjen “Drenovec” në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, nuk kanë mbaruar në afatin e paraparë. Kryetari i Komunës së Tetovës tha se do të ketë pasoja ndaj kompanisë së përzgjedhur për këtë vonesë, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse punimet në këtë rrugë ishin paraparë të zgjasnin tre muaj që nga fillimi i tyre më 19 shkurt 2024, të njëjtat nuk kanë mbaruar edhe pas këtij afati kohor. Punimet madje janë larg përfundimit, në terren është tamponuar vetëm një pjesë e rrugës, është bërë ndarja, ndërsa makineritë punuese qëndrojnë pa aktivitet.

Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin "Bllagoja Toska" me rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin “Bllagoja Toska” me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Portalb.mk pyeti kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin se pse kompania nuk ka përfunduar punimet në këtë rrugë, ai tha se për vonesën do të sanksionohet e njëtja.

“Sigurisht që do të ketë sanksione. Ne kur e caktuam afatin ajo ishte në kuadër të dinamikës që e prezantoi kompania. Ne nuk kemi dashur që ta bëjmë problematike këtë çështje para zgjedhjeve por patjetër që çdo vonesë do duhet të ketë edhe reperkusione”, tha Kasami.

I pyetur se çfarë do ndodhë më tej, Kasami tha se do ndërmarrin masat juridike të cilat kanë të drejtë t’i marrin si komunë përballë kompanisë që nuk i ka ndenjur asaj dinamike të cilën vetë e ka prezantuar në fillim të punimeve.

https://youtube.com/watch?v=cxKULYby3Jc%3Fwmode%3Dtransparent%26rel%3D0%26feature%3Doembed

Portalb.mk e kontaktoi kompaninë “Anrra Centrum” e cila e fitoi tenderin për këtë rrugë dhe kërkoi koment se pse nuk kanë përfunduar punimet, por nga atje nuk na u përgjigjën.

Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin "Bllagoja Toska" me rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin “Bllagoja Toska” me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës me 15 janar 2024 përzgjodhi Kompaninë “Anrra Centrum” nga Reçica e Vogël për ndërtimin e Bulevardit Bllagoja Toska nga Kazerma deri te rruga rajonale në gjatësi prej 450 metrave dhe përfundimi i trotuareve. Ndërsa kontrata u nënshkrua me 8 shkurt 2024.

Edhe pse në kontratën midis komunës dhe ndërmarrjes shënon se punimet kryhen për tre vjet, Kasami ka theksuar se është ndonjë gabim dhe se bëhet fjalë për tre muaj.

Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin "Bllagoja Toska" me rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Rruga mbi Kazermën e Tetovës dhe nën stadiumin e vjetër që lidh Bulevardin “Bllagoja Toska” me rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në lagjen Drenovec. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kjo rrugë prej rreth 450 metrave është e lënë në gjendje kritike për shumë gjatë, pa asfalt, plotë gropa dhe baltë, sidomos gjendja më e keqe është kur ka reshje të shiut apo bores. Me asfaltimin e këtij segmenti rrugor pritet të lehtësohet komunikacioni për hyrje dhe dalje nga qyteti.

Banorët e kësaj lagjeje shumë herë janë ankuar për gjendjen e keqe e rrugës dhe kanë kërkuar asfaltimin e saj. Pavarësisht premtimeve nga autoritetet, në terren nuk u ndërmor asgjë me vite. Madje në fund të vitit 2022 banorët e kësaj lagjeje dolën edhe në protestë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments