Për ndalesë absolute të torturës, trajtimit johuman dhe degradues, apelon Komiteti për parandalimin e torturës i Këshillit të Evropës, i cili publikoi mendimin për trajtimin e personave të privuar nga liria në një kohë, kur ndërmerren masa serioze në luftimin e Kovid-19.
Nga Komiteti i Helsinkit bëjnë të ditur se Komiteti për parandalimin e torturës e ka publikuar këtë mendim menjëherë pas thirrjes së 50 organizatave joqeveritare evropiane, të cilat janë të përfshira në fushën e shëndetit në burgjet.
Këto organizata shprehën shqetësimin nga jogatishmëria e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese për t’u përballur me përhapjen e korona virusit në kontinent dhe nga të menduarit e pamjaftueshëm për gjendjen specifike të burgjeve në planet kombëtare për gatishmëri dhe sisteme për menaxhimin e incidenteve në fushën e shëndetit publik.
Përkujtuan se në çdo kohë në burgjet nëpër kontinent ka mbi 1,5 milionë personal dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, vendet janë të obliguara që t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të paraburgosurve dhe personave të burgosur.
Organizatat-nënshkruese i alarmuan organizatat e prekura ndërkombëtare, para së gjithash OBSH-në dhe Këshillin e Evropës, për mangësitë serioze të regjistruara në terren dhe u bënë thirrje të ushtrojnë presion ndaj qeverive që të ndërmarrin masa të veçanta shëndetësore.
Komiteti në mendimin e tij bën të ditur se sfidat e të punësuarve që punojnë në institucionet e mbyllura janë specifike dhe intensive, ndërsa këtu bëjnë pjesë stacionet policore, institucionet ndëshkuese-përmirësuese, qendrat e pranimit për të huaj dhe emigrantë, spitale psikiatrike dhe ente sociale, si dhe entet/zonat e ndryshme të sapokrijuara ku personat janë vendosur në karantinë.
Masat për mbrojtje nga virusi nuk guxojnë të rezultojnë me trajtim johuman dhe degradues ndaj personave të privuar nga liria. Sipas mendimet të KPT-së, të gjitha organet në kompetencën e të cilave bëjnë pjesë personat e privuar nga liria, në territorin që e përfshin Këshilli i Evropës, duhet t’i zbatojnë parimet si vijon:
– Ndërmarrja e të gjitha masave të mundshme për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë së të gjithë personave të privuar nga liria duhet doemos të jetë parimi themelor. Ndërmarrja e këtyre masave gjithashtu kontribuon drejt ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë së të punësuarve në këto institucione.
– Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për mbrojtje nga pandemia, si dhe udhëzimet kombëtare shëndetësore dhe klinike që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare duhet doemos të jenë të respektuara dhe të zbatuara tërësisht në të gjitha institucionet e mbyllura.
– Duhet të rritet numri i të punësuarve në këto institucione, ndërsa të punësuarit duhet ta marrin gjithë mbështetjen profesionale, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së tyre, si dhe trajnime të domosdoshme që të mund të vazhdojnë me ushtrimin e detyrave të tyre në institucionet e mbyllura.
– Çfarëdo masash restriktive të ndërmarra në raport me personat e privuar nga liria në mënyrë që të parandalohet virusi KOVID-19 duhet të jenë të mbështetura në ligj, të domosdoshme, proporcionale, duhet të respektojnë dinjitetin e njeriut dhe të jenë të kufizuara në aspektin kohor. Personat e privuar nga liria duhet të marrin informacione gjithëpërfshirëse, në gjuhën të cilën e kuptojnë, për të gjitha këto masa.
– Meqë kontaktet e afërta nxisin përhapje të virusit, të gjitha organet kompetente duhet të bëjnë përpjekje të përqendruara për zbatimin e masave alternative në vend të privimit nga liria. Qasja e këtillë është imperativ, veçanërisht në situata ku ekziston stërngarkim. Aq më tepër, autoritetet do të duhet t’i përdorin më shumë masat alternative për paraburgim, ridedikim të dënimeve, lëshim të parakohshëm nga burgu ose provim, rishqyrtim të masave për shërim të detyrueshëm në institucione psikiatrike, lirim dhe lëshim të personave të vendosur në ente sociale, nëse kjo është e pranueshme, si dhe vetëpërmbajtje, në masën më të madhe të mundshme, nga mbajtja/paraburgimi i emigrantëve.
– Lidhur me mbrojtjen shëndetësore, vëmendje të posaçme nevojitet për nevojat specifike të personave të privuar nga liria, me shqyrtim të veçantë në grupet e ndjeshme dhe/ose grupet e rrezikuara. ndonëse janë persona më të moshuar dhe persona me probleme tashmë ekzistuese shëndetësore. Kjo përfshin, mes tjerash, skrining të ekzistimit të virusit KOVID-19 dhe mënyra për ofrimin e kujdesit intensiv nëse kjo është e nevojshme. Më tutje, në kohëra të këtilla, personat e privuar nga liria duhet të marrin mbështetje plotësuese psikologjike nga të punësuarit.
– Ndonëse është legjitime dhe e arsyeshme që të suspendohen aktivitetet joesenciale, të drejtat fundamentale të personave të privuar nga liria duhet doemos të jenë të respektuara në tërësi. Kjo e përfshin të drejtën e mbajtjes së higjienës përkatëse personale (duke përfshirë qasjen deri te uji i ngrohtë dhe sapuni) dhe të drejtën e qasjes ditore deri te ajri i freskët (së paku një orë). Më tutje, të gjitha kufizimet e kontakteve me botën e jashtme, duke përfshirë vizita, duhet të kompensohen me qasje të rritur deri te mënyrat alternative të komunikimit (siç është telefoni ose komunikimi përmes internetit/Voice-over-Internet-Protocol).
– Në raste të izolimit ose karantinës së personit të privuar nga liria që është i sëmurë ose ekziston dyshimi se është sëmurë nga virusi SARS-KoV-2, këtij personi duhet t’i mundësohet kontakt thelbësor njerëzor çdo ditë.
– Mekanizmat themelore për mbrojtje nga trajtimi johuman i personave të mbajtur në stacion policor (qasje deri te avokati, qasje deri te mjeku, informim për mbajtje) duhet të jenë tërësisht të respektuar në të gjitha rrethanat dhe në çdo moment. Masa të kujdesit (siç është kërkesa që personi me simptoma të mbajë maskë mbrojtëse) mund të jetë zgjidhje përkatëse në disa raste.
– Monitorimi të cilin e ushtrojnë trupat e pavarur, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Parandalimit (MKP) dhe KPT, vazhdojnë të jenë mekanizma themelore për mbrojtje kundër trajtimit johuman. Shtetet duhet edhe më tutje të garantojnë qasje për të gjithë trupat për monitorim në të gjitha vendet ku janë të vendosur persona të privuar nga liria, duke përfshirë vendet ku janë të vendosur persona në karantinë. Mirëpo, të gjithë trupat e monitorimit duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit, në mënyrë që t’i përmbahen parimit “mosshkaktim të dëmit”, veçanërisht kur punojnë me persona më të moshuar dhe persona që kanë probleme ekzistuese shëndetësore.