2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomiteti i Helsinkit tha se Serbia po nxit tensione në rajon, reagon...

Komiteti i Helsinkit tha se Serbia po nxit tensione në rajon, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ku konstatohet se Serbia vazhdimisht po nxit tensione në rajon.

Në raport po ashtu përmendet propaganda e rreme nga pushtetin i së djathtës autoritare në Serbi se gjoja serbët janë të rrezikuar në Kosovë.

E kryeministri kosovar në reagimin e tij ka thënë se ky raport është shqetësues, i cili po ashtu detajon diskriminim e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi.

“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments