7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni rekomandon që gjatë zgjedhjeve të zgjatet orari i votimit

Komisioni rekomandon që gjatë zgjedhjeve të zgjatet orari i votimit

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë të presidentit Stevo Pendarovski ka përgatitur protokoll për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Protokolli është përbërë nga 4 pika kryesore, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. -Kampanja parazgjedhore duhet të mbahet në përputhje me masat për distancë sociale si dhe për mbajtje të detyrueshme të masakve. -Tubimet partiake si dhe kampanja derë më derë të mbahet në përputhje me rregullat shëndetësore. -Vendet ku shpërndahet afishe dhe material propagandistik mos të kenë më shumë se dy persona. -Rreth ditës së zgjedhjeve, të gjithë anëtarët e KSHZ-së duhet të mbajnë maska dhe doreza, në vendvotim do të mbahen dritaret e mbyllura ose do të ajroset vendi çdo 1 orë. -Çdo vendvotim duhet të ketë dezinfektues, qytetarët duhet të presin radhë për të votuar në distancë prej dy metrave dhe në hyrje duhet të dezinfektohen, më pas duhet të largojnë maskën për identifikim dhe ta vendosin sërish. – Komisioni kërkon nga KSHZ-ja që të zgjatet orari i votimit për dy orë, respektivisht deri në ora 21:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments