2 C
Tetovo
E premte, 12 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKomisioni i Venecias vlerëson pozitivisht Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Kabineti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, njofton se Komisioni i Venecias ka dhënë një vlerësim pozitiv për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar se ai është në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe parimet demokratike.

Sipas vlerësimit, ligji siguron një balancë të qartë midis sistemit të meritave dhe respektimit të standardeve profesionale, nga njëra anë, dhe parimit të përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve, nga ana tjetër.

“Kjo qasje garanton përfshirje të drejtë në punësim në organet shtetërore dhe institucionet publike në të gjitha nivelet, pa cenuar cilësinë dhe profesionalizmin”,thekson kabineti i Fetait.

Në njoftim theksohet se deklarimi i përkatësisë etnike është tërësisht vullnetar dhe nuk ndikon negativisht në realizimin e të drejtave të qytetarëve, në harmoni me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin. Për të parandaluar keqpërdorimet e vetëidentifikimit, ligji parasheh mundësinë e vërtetimit përmes kartës së identitetit dhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Kabineti i zëvendëskryeministrit thekson se kjo zgjidhje ligjore synon të forcojë integritetin institucional, gjithëpërfshirjen dhe besimin e qytetarëve në sistem, përmes menaxhimit të depolitizuar dhe zbatimit të standardeve evropiane për qeverisje të mirë.

Delegacioni që përfaqësoi Qeverinë në Komisionin e Venecias kryesohej nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i shoqëruar nga profesorët e së drejtës kushtetuese, prof. dr. Tanja Karakamisheva Jovanovska dhe prof. dr. Jeton Shasivari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments