-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni Europian: RMV e gatshme për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d,...

Komisioni Europian: RMV e gatshme për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, por nuk është shënuar përparim

Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian (TEN-T), por në periudhën e kaluar nuk është vënë re ndonjë përparim domethënës, raporton Meta. Me pak fjalë ky është përfundimi i raportit të Komisionit Evropian (KE) për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, në lidhje me gjendjen e infrastrukturës së transportit ndërkombëtar.

Në raport thuhet se ka shqetësim rreth mungesës së transparencës në procesin e dhënies së tenderëve për prokurimet publike për Korridorin 8 dhe Korridorin 10d.

“Projekti i Korridorit 8 dhe 10d vazhdon të ngjallë shqetësime, veçanërisht në lidhje me atë se si është përdorur Ligji për Investimet Strategjike për t’i anashkaluar rregulloret për prokurimet publike. Kontrata për ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit iu dha drejtpërdrejt një konsorciumi ndërkombëtar pa një proces ankandi konkurrues. Pastaj, përveç kësaj, marrëveshja është e shënuar si konfidenciale dhe nuk është bërë publike”, thuhet në raportin e KE-së.

Më gjerësisht, nga KE thonë se reformat për modernizimin e kornizës ligjore për partneritetet publiko-private kanë stagnuar.

“Korniza ligjore për prokurimin publik në masë të madhe është harmonizuar me atë të BE-së. Por vazhdon të jetë e pranishme praktika e vendosjes së disa kompanive në një “listë të zezë”, gjë që nuk është në përputhje me rregullat e BE-së”, thuhet në raportin e KE-së.

Në Raport shprehet shqetësimi për tejkalimin e buxhetit të parashikuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d. Janë planifikuar 1,3 miliardë euro, ose 11,5 përqind e PVB-së së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

Sipas raportit, buxheti i vlerësuar për zhvillimin e më shumë se dhjetë projekteve që janë pjesë e TEN-T nuk është mjaftueshëm i lartë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet.

“Më shumë se gjysma e rrjetit rrugor në vend nuk është në përputhje me rregulloren për TEN-T. Por, Korridori 10 është më i avancuar në këtë aspekt sesa Korridori VIII. Strategjia Kombëtare e Transportit (NTS) për periudhën 2018-2030 është në përputhje me zhvillimin e TEN-T. Por nuk ka një plan konkret veprimi për zbatimin e saj”, thuhet në raport.

Sa i përket infrastrukturës hekurudhore, edhe pse ka progres në ndërtimin e hekurudhave të Korridorit 8, në raportin e KE-së theksohet se faza e tretë e projektit, gjegjësisht pjesa e hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë u ndërpre nga qeveria e RMV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments