Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e ka cilësuar moment historik miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për #liberalizimin e vizave për qytetarët e #Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.
Siç kanë deklaruar zyrtarët e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, më së largu më 1 janar 2024 shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza.
Ky proces ka zgjatur më shumë se një dekadë.