2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeKomisioneri i BE-së Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Komisioneri i BE-së Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhei, nga sot deri më 28 prill do të vizitojë Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas kalendarit të aktiviteteve të tij në faqen e KE-së, eurokomisioneri Varheji do të zhvillojë bisedime dypalëshe gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, Sofje, Shkup dhe Tiranë, si dhe do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan në Sofje.

Varhei nesër do të jetë në Sofje, ku do të qëndrojë edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Deri më tani nuk ka detaje për agjendat e Varhejit dhe Osmanit në Sofje.

Ministri i Jashtëm Osmani sot po viziton Berlinin për të diskutuar me zyrtarë gjermanë për dosjen e BE-së për Maqedoninë dhe nevojën e zhbllokimit të menjëhershëm të procesit të zgjerimit si investim gjeostrategjik i Unionit në emër të një rajoni të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begatë në zemër të Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments