Hajrulla Misini nga Kumanova është propozimi i Alternativës dega në Kumanovë për drejtor në Agjencinë e Sipërmarrësisë në Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me pak fjalë kjo është biografia e tij:
Profesor i diplomuar i Historisë në Univerzitetin e Tetovës,
Zëvendës drejtor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë nga viti 2002 deri në vitin 2005.
Këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe zëvendës prefekt i Komunës së Kumanovës nga viti 2005 deri në vitin 2006.
Zëvendës drejtor i Agjencisë së Informacioneve nga muaji mars i vitit 2006 deri në muajin shtator të vitit 2006.
Zëvendës kryetar i Komisionit për qasje të lirë të informacioneve të karakterit publik nga shtatori i vitit 2006 deri në qershor të vitit 2008.
Deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut nga viti 2008 deri në muajin prill të vitit 2014.
Anëtar i Komisionit Shtetëror për vendosje në shkallën e dytë nga sfera e mbikqyrjes inspektuese dhe procedurës hetuese nga viti 2015 deri në muajin mars të vitit 2018.
Ambasador i nderit për ambientin jetësor me 15.10.2010.
Deri më tani ka të botuar katër libra./Almakos