7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomandant Leka ,dikur komandat i UÇK-së, sot ruan dhentë

Komandant Leka ,dikur komandat i UÇK-së, sot ruan dhentë

Ndoshta ka kohë që nuk keni dëgjuar për të. Dikur ishte komandant i UÇK-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ky është Daut Rexhepi.

Në Pollog, por edhe në Shqipëri  të gjithë e njohin si Komandant Leka që nga konflikti i vitit 2001.

Ai nga viti 1988  ka qenë i kyçur në Lëvizjen Ilegale.  Në këtë periudhë dhe deri në fillimin e luftës së Kosovës, Leka ka qenë i angazhuar për organizimin e kësaj lufte, duke furnizuar me municion bashkëluftëtarët e tij në Kosovë.  

Leka ishte edhe në mesin e 30 personave që  mbrojtën fillimin  ligjëratave të  para të UT-së në fshatin Poroj. Gjithashtu ishte edhe ndër katër komandantët e parë të UÇK-së në kalanë e Tetovës në vitin 2001.

Pas konfliktit ai për dy mandate ishte zgjedhur deputetë në kuvend. Në atë kohë ai  bashkë me ish-deputetin Abedin Zymberi,  përpiluan ligjin për veteranët e UÇK-së, i cili nuk gjeti përkrahje.

Tani Leka është lënë në harresë. Është i pa punë dhe për të ushqyer familjen merret me blegtori. Krenar për të kaluarën, por me shumë vështirësi  jeton të tashmen.

“Nga viti 2010 e deri më sot i pa punë.  Të them të drejtën jam detyruar të shes livadhin e babës  për të ekzistuar, për të shkolluar fëmijët. Me shitjen e atij vendi fillova edhe të merrem  me blegtori edhe kjo nuk ja vlen. Me shpresë se do dalë diçka  duke u munduar të dalë një rrogë simbolike, por është vetëm një angazhim”, deklaroi Daut Rexhepi – Leka.

Pasi  ishte nënshkruar Marrëveshja së Ohrit, Leka nuk u rreshtua në krahun e Ali Ahmetit, siç u rreshtuan  shumica e komandantëve.

“Askush se ka te drejtën të jetë trashëgimtar i një lufte  për çështje politike dhe interesa të ndryshme, dhe  pika tjetër ka qenë mospajtimi me formulimin e  grupit të parë të pasluftës, se atëherë s’kishte emër këshilli. Papajtueshmëria me njerëzit që kishin qenë në politikë, gjegjësisht në PPD më shkaktonte dyshim dhe nuk e zbatonte  faktin se  shumica e njerëzve që kishin qenë në poste publike në atë kohë  kur të gjithë ishin  të dështuar, sepse  jo rastësisht filloi lufta, deklaroi Leka.

Leka në vitin 2002 ishte kyçur në PDSH. Por thotë se aty është shfrytëzuar politikisht pas çka në mandatin e dytë braktisi këtë parti.

“Në vitin 2002 u kyça në PDSH dhe u zgjodha kryetar i degës së Tetovës, kur dhashë kontributin tim, kur me një fjalë, shpëtova atë subjekt nga vdekja politike. Ma panë hajrin, u shfrytëzova, dhe erdhi momenti  i shpifjeve,  i keqpërdorimeve të shumë njerëzve dhe në mandatin e dytë u tërhoqa dhe dola si deputet i pavarur”, shtoi Leka.

Leka thotë se deputetët e sodit nuk janë duke bërë asgjë, përveç rrogës që po e marrin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments