Burime të TV21 bëjnë të ditur se kolonat kilometrike që sot u panë në pikëkalimin kufitar Bllacë, janë si pasojë e aksionit policor të pasdites në disa lokacione të ndryshme në Shkup.
Burimet thonë se ka pasur informacione që disa nga të targetuarit nga policia mund ta kalojnë kufirin për t’u arratisur.
Përndryshe, kolonat në Bllacë kanë nisur që nga orët e pasdites dhe vazhduan deri në mbrëmje vonë, gjë që ka revoltuar udhëtarët që kanë pritur edhe deri më 3 orë për të kaluar kontrollin e dokumenteve personale.
Nga ana tjetër, po pasdite, MPB zhvilloi aksion në Shkup, ku arrestoi disa persona të përfshirë në vepra penale, mes tyre edhe nga grupi Duqanxhik dhe Haraçinës.
TV21 mësoi nga burime të tij se ky aksion është dashur të zhvillohet të martën, por në momentin e fundit kanë nisur të dalin informacione nga struktura të MPB-së, andaj është bërë strategji e re për aksion të shpejtë, që u realizua mbrëmjen e kësaj të diele.