11.4 C
Tetovo
E diel, 5 Tetor, 2025
BallinaLajmeKolltuku dhe Potoku i hapin dyert vizionit të ri për Tetovën me...

Kolltuku dhe Potoku i hapin dyert vizionit të ri për Tetovën me Bajram Rexhepin (FOTO)

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në lagjet Potok dhe Koltuk, ku është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje nga banorët lokalë.

Në një postim pas takimeve, Rexhepi theksoi se programi i tij është ndërtuar mbi parime të qarta: financa të pastra, buxhetim transparent dhe ofrim të shërbimeve më cilësore dhe më të lira për çdo qytetar të Tetovës.

“Programi ynë për Tetovën është inkluziv dhe në qendër ka qytetarin dhe mirëqenien e tij. Tetovarët, pa dallim, po e pranojnë dhe po e dallojnë qartë vizionin tonë për një Tetovë më të drejtë dhe më funksionale,” u shpreh Rexhepi.

Ai shtoi se qytetarët gjithandej po e mirëpresin këtë vizion me besim dhe përkrahje, duke dëshmuar se ndryshimi i shumëpritur është më afër se kurrë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments