Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka përsëritur qëndrimin se nëse vërehet sjellje jokonvencionale në lidhje me çmimet e produkteve ushqimore Qeveria do të ndërhyjë.
“Le të presim indikatorët. Shporta konsumatore varet nga sjellja e zinxhirëve tregtarë, por edhe e furnizuesve dhe shpërndarësve. Si Qeveri, thamë se nuk do të tolerojmë truke, por gjithashtu nuk mendoj se janë fruta sezonale – luleshtrydhet, qershitë, shalqinjtë – për këtë periudhë të vitit”, deklaroi Mickoski sot në lidhje me shportën konsumatore sindikale.
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot i publikoi shpenzimet minimale mujore të një familjeje me katër anëtarë për muajin maj, të cilat, sipas të dhënave, janë rritur për 1.217 denarë krahasuar me prillin. Ka një rritje prej 954 denarësh te ushqimet dhe pije