-4.4 C
Tetovo
E martë, 13 Janar, 2026
BallinaLajmeKodra e Diellit, sfidë për vizitorët! Mungesë e parkingjeve dhe rrugë të...

Kodra e Diellit, sfidë për vizitorët! Mungesë e parkingjeve dhe rrugë të papastruara

Shkuarja te Kodra e Diellit paraqet një sfidë të madhe. Edhe pasi të arrini në majë, ju nevojiten rreth 40 minuta për të arritur te parkingu, i cili po ashtu është i papastruar. Gjatë vikendeve, kolonat e makinave janë edhe më të gjata, duke detyruar vizitorët të parkohen anash rrugës dhe të ecin në këmbë. As rruga që çon te vikend-shtëpizat nuk është e pastruar, ndërsa grumbuj mbeturinash duken se nuk janë pastruar prej muajsh. Nga Komuna e Tetovës shpjegojnë se pastrimi nuk është kryer si duhet për shkak të reshjeve, ndërsa për mbeturinat thonë se përgjegjësia bie mbi kompaninë koncesionare që menaxhon mbeturinat.Nga komuna e Tetovës bëjnë me dije se gjatë ditës së shtunë pritet të fillojë  transporti publik për në Kodër të Diellit , ku i njëjti do të funksionojë gjatë vikendit.Drejtori i ski-qendrës, Gani Aliji,  thotë se gjatë ditës së sotme për shkak të erës së fortë e cila është rreth 80 kilometra në orë, nuk janë lëshuar në përdorin gjashtëulësja, celipashina dhe dyulësja.

Qendra e  skijimit u  lëshua dje në mënyrë zyrtare për skiatorët.Mungesa e parkingjeve, mbeturinat dhe mospastrimi i rrugës së vikend-shtëpizave janë probleme që shfaqen secilin vit në Kodrën e Diellit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments