Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski është në komunikim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për problemin me tarifat dhe presim zgjidhje sa më të shpejtë, megjithëse efektet e drejtpërdrejta nga vendosja e tarifave amerikane nuk janë të mëdha, kur bëhet fjalë edhe për eksportin edhe për importin, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.
“Jemi duke përgatitur ndryshime në Ligjin për normat doganore me të cilat mund të shkojmë në zvogëlimin e tyre madhe edhe deri në zero sepse efekti nuk do të jetë aspak i madh, pasi që i gjithë eksporti vitin e kaluar ishte pak mbi 100 milionë euro, që është shumë pak në krahasim me këmbimin me pjesën tjetër të botës. Çdo ndryshim në normat doganore nuk do të ketë ndikim në buxhet. Ne mund t’ia ofrojmë këtë SHBA-së në këtë moment. Bëhet fjalë për gabim sepse edhe kur shikohen tarifat individuale në Republikën e Maqedonisë nuk ka tarifë doganore prej 65 për qind , tha Dimitrieska Koçoska në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Theksoi se rrethanë rënduese është se nuk kemi marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në dhe shtoi se po punohet për të siguruar nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë.
“Besoj se në fund Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të ketë sukses që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, me nënshkrimin e së cilës do të kemi edhe ndryshime në tarifat doganore. Nëse dështojmë të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më pas. Nga ana jonë fillimisht do të ofrojmë ulje të tarifave doganore”, saktëson Dimitrieska Koçoska.
Potencoi se në përllogaritjen e SHBA-së për lartësinë e tarifave tona prej 65 për qind ka edhe shtesa të caktuara dhe shtoi se kjo është normale, pasi çdo vend përpiqet të mbrojtë prodhimin vendas.
Theksoi se me SHBA-në kemi shkëmbin tregtar më pak se një për qind e totalit të tregtisë që kemi me botën, si në pjesën e importit ashtu edhe në eksport.
“Prandaj, nuk do të ketë efekte të drejtpërdrejta. Është e pamundur në një kohë kaq të shkurtër të ketë efekte të drejtpërdrejta negative nga vendosja e tarifave amerikane. Edhe pse kanë rritur tarifat për vendet evropiane, në SHBA nuk ka asnjë zëvendësues që do të rrisë prodhimin brenda natës që të thonë se do të blejmë nga prodhuesit vendas. Të lëmë koha të tregojë se si do të jetë sjellja, por të mos harrojmë se sektori privat në Evropë dhe vendet evropiane do të kenë bisedime dypalëshe me SHBA-në. Përsa i përket zhvendosjes së kapitalit, është shumë e vështirë lëvizja e makinerive nga një vend në tjetrin dhe hapja e kapaciteteve. Do të duhet kohë për të parë se çfarë do të ndodhë, por efektet negative nuk do të ndodhin brenda natës”, thekson Dimitrieska Koçoska.
Kërkoi që të mos bëhet panik para kohe dhe shtoi se kjo nuk do të thotë që nëse dikush ka një problem në Evropë, do të largojë menjëherë punonjësit në vend që punojnë në kompanitë në pronësi të investitorëve të huaj.
Vlerësoi se si vend me mungesë të fuqisë punëtore në këtë kohë, nuk ka rrezik se do të ketë largime të punëtorëve dhe se ata nuk do të gjejnë punë diku tjetër, megjithëse, theksoi, besoj se nuk do të ketë largime nga puna