8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Janar, 2025
BallinaLajmeKocevski: “Urithi” i cili u ndihmon të dyshuarve të arratisen nuk është...

Kocevski: “Urithi” i cili u ndihmon të dyshuarve të arratisen nuk është në prokurori

Prokurori republikan Lupço Kocevski, nuk ka informacion se ku ndodhet ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, por tha se është duke u zhvilluar një hetim. Ai theksoi se “urithi” që ka depërtuar në hetimin e Lotarisë Shtetërore nuk është nga Prokuroria. Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se, nga ana e PTHP ishte vendosur masë ndalese “STOP” në të gjitha organet doganore, që do të thtoë se, ajo ishte disa ditë para largimit të tij nga shteti, transmeton Portalb.mk.

“Nga ajo që dëgjuam nga ministri, bëhet fjalë për një faktor njeri dhe mënyrën se si ka kaluar po e heton Ministria e Brendshme. Po ashtu, kundër punonjësit të përgjegjshëm dhe disa personave të tjerë është dorëzuar një padi penale në Prokurorinë Themelore për Krim të Organizuar dhe është duke u vepruar në përputhje me të. Po ndërmerren veprime procesuale për të hetuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë nga ana e punonjësve të policisë të ngarkuar për këtë pjesë”, tha Kocevski.

I pyetur nëse ka informacione se, a është dekonspiruar i gjithë aksioni, duke pasur parasysh që edhe një tjetër i dyshuar është arratisur dhe nuk dihet vend ndodhja e tij, ai tha se bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme ishte i mirë pasi që u mbajtën disa takime midis Prokurorisë, që e zhvillonte çështjen, dhe punonjësve të policisë nga Ministria e Brendshme.

“U dhanë udhëzime, u theksuan disa veprime që mund të duhej të ndërmerren, kështu që u zhvillua një procedurë paraprake hetimore. Gjatë asaj periudhe, Prokuroria dha një urdhër për masën “STOP”, që do të thotë se në atë moment Prokuroria nuk mund të jepte një urdhër tjetër për një masë më të rreptë, pasi çështja ishte ende në fazën e procedurës paraprake hetimore. Nga ana e Policisë Financiare dhe Ministrisë së Brendshme janë dorëzuar dy kallëzime, dhe Prokuroria ka vepruar në përputhje me to, duke formuar lëndë dhe duke ndërmarrë të gjitha veprimet, përfshirë dhënien e një urdhri për bastisje në shtëpitë e të dyshuarve potencialë. Kjo bastisje u realizua, por në momentin e bastisjes, Grubi nuk ishte në vend. Situata është e ngjashme edhe për të dyshuarin tjetër, Perparimin”, tha kryeprokurori.

Sa i përket rastit tjetër “Aditiv” për keqpërdorimet në EMV, kryeprokurori tha se, për ish-drejtorin e EMV, Vasko Kovaçevski, i dyshuar në një rast tjetër, nuk është kërkuar paraburgim pasi dënimi është deri në 5 vjet burg.

“Në lidhje me Kovaçevskin, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka konstatuar se nga veprimet gjatë procedurës që ishin siguruar, rezulton se mund të bëhet fjalë për një vepër penale me dënim deri në 5 vjet burg. Kjo do të thotë se për këtë vepër nuk mund të kërkohet paraburgim. Megjithatë, në momentin e kontrollit, ai nuk ishte i disponueshëm, dhe ende, sipas njohurive të mia, deri më sot, Ministria e Brendshme nuk ka dërguar një njoftim zyrtar në Prokurori që Kovaçevski është i pakapshëm në vend”, deklaroi Kocevski.

Kujtojmë se, më 17 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski dhe ish-drejtorit të Lotarisë së RMV-së Përparim Bajrami dhe pesë personave të tjerë për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”. Megjithatë pak para formimit të lëndës, Grubi dhe Bajrami ishin larguar nga shtetit dhe mb

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments