Mbi 300 dëshmitarë janë marrë në pyetje deri më tani nga autoritetet kompetente në kuadër të hetimit për shkaqet e zjarrit në diskotekën Puls në Koçan, ku humbën jetën 62 persona. Kjo u bë e ditur nga Kryeprokurori Lupço Kocevski, i cili tha gjithashtu se hetimi është në fazë të ndjeshme dhe nuk e përjashtoi mundësinë që të zgjerohet nëse gjendet fajësia tek dikush që nuk ka qenë pjesë e këtij rasti deri më tani. Sipas Kocevskit, hetimi duhet të përfundojë për rreth 10 ditë, dhe aktakuza duhet të ngrihet në mesin e qershorit.“Aktualisht është në fazë shumë, shumë të ndjeshme, prokurorët publikë punojnë sipas dinamikës që e kanë përcaktuar, kështu që shpresojmë që hetimi të përfundojë brenda rreth dhjetë ditësh, me mbrojtjen që do të ketë pasqyrë dhe aktakuza pritet diku rreth mesit të qershorit. Për momentin, kjo është e tëra që mundemi, duke pasur parasysh se aktualisht, dje dhe sot, dhe çdo ditë, po mblidhen dëshmitarë, të dyshuar, prova të caktuara, kështu që është marrë në pyetje një numër dukshëm i madh dëshmitarësh, ndoshta mbi 300, me shpresën se prokurorët publikë do ta përfundojnë procedurën sipas planit për sa i përket dinamikë”, deklaroi Lupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.