27.2 C
Tetovo
E shtunë, 7 Qershor, 2025
BallinaLajmeKoçan," Marshimi i Engjujve" për 62 viktimat e tragjedisë

Koçan,” Marshimi i Engjujve” për 62 viktimat e tragjedisë

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Koçanit, me rroba të zeza edhe sot dolën në rrugë, për të kërkuar drejtësi joselektive për 62 të rinjtë, të cilët mbrëmjen e 16 marsit humbën jetën tragjikisht derisa po zbaviteshin në diskotekën “Puls”. Marshi, i cili në nder të viktimave mban emrin “Për engjëjt”, paraqet thirrje të vazhdueshme nda autoriteteve, që të mos kursehet asnjë përgjegjës institucional, por edhe thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët për t’i thënë ndal krimit dhe korrupsionit, të cilët përmenden si shkaktarë kryesor të kësaj tragjedie.
Krahas familjarëve, marrin pjesë edhe miq, mbështetës dhe qytetarë, të cilët simbolikisht marshojnë të revoltuar, por në heshtje dhe me lot në sy, duke mbajtur në duar qirinj, fotografi nga viktimat me shirit të zinj dhe pankarta me thirrje për drejtësi e përgjegjësi. Ruta është e zakonshme. Prej Parkut të Revolucionit, tek objekti i Komunës dhe Stacionit Policor dhe më pas te ndërtesa e Gjykatës dhe Prokurorisë Publike.

Pyetja që më së shpeshti mund të dëgjohet nga familjarët duke drejtuar gishtin nga komuna, inspektorati e policia është pse kanë lejuar të funksionojë një klub nate i cili nuk i përmbush kriteret minimale ligjore. Familjarët, por edhe opinioni me të drejtë hapësirën ku ka funksionuar “Puls” e quajnë stallë, e jo kabare siç është evidentuar në licencën e falsifikuar. Në të, nuk ka pasur sistem sigurie kundër zjarrit apo hidrantë, diçka që është e domosdoshme, sidomos duke e pasur parasysh se aty janë organizuar ahengje me qindra persona. Kjo, mbase ka bërë që edhe zjarri i cili filloi nga disa shkëndija të fishekzjarrëve të përhapet me shpejtësi në tërë objektin.
Tragjik, është fakti se natën e kobshme, brenda objektit kanë qenë mbi 500 persona. Edhe përskaj obligimit ligjor, për plan evakuues dhe derë të dytë, objekti ka pasur vetëm një derë. Për këtë, mes errësirës, panikut dhe turmës, janë munduar të dalin vetëm nëpërmjet derës kryesore.

Gjetjet e autopsisë kanë konfirmuar se shumica e viktimave nuk janë djegur, por janë ngufatur, ndërsa mes tyre ka pasur edhe disa që i ka shkelur turma që ka tentuar të dalë prej objektit. Me këtë rast, rreth 200 persona janë lënduar. Shumë prej tyre, edhe pothuajse katër muajsh prej natës tragjike vazhdojnë të jenë me pasoja të rënda si fizike, poashtu edhe psikologjike./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments