8.7 C
Tetovo
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKoalicioni VLEN propozon Alban Kadriun për anëtar të Këshillit Gjyqësor

Koalicioni VLEN propozon Alban Kadriun për anëtar të Këshillit Gjyqësor

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime i dha drite jeshile Alban Kadriut për t’u bërë anëtar i Këshillit Gjyqësor, i cili duhet ta plotësojë vendin e Selim Ademit që i mbaron mandati. Propozimi erdhi nga Koalicioni VLEN, ndërsa u mbështet nga OBRM-PDUKM. Propozimi, duhet të votohet në seancë plenare.

“Zotëri Kadriu është person me integritet, jopartiak që është shumë e rëndësishme për t’u cekur dhe meqë i plotëson kushtet mund të them lirisht se do të jetë një person që do ta realizojë me ndershmëri dhe në mënyrë të pavarur dhe autonome detyrën si anëtar i Këshillit Gjyqësor. Një Këshill Gjyqësor që ka qenë shpesh në debat publik për paaftësi në funksionim”, tha Bekim Qoku, deputet i VLEN.

Propozimi i Frontit Evropian ishte që Arbër Isaku të jetë anëtar i Këshillit Gjyqësor, megjithatë ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e Komisionit.

Kadriu është jurist i diplomuar dhe aktualisht doktorant. Karrierën e tij e ka filluar në vitin 2007 si bashkëpunëtor i ri i Qeverisë, ndërsa prej vitit 2008 është i punësuar në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës, në Njësinë për Kundërvajtje.

Krahas Kadriut, në konkurs janë paraqitur edhe 9 kandidatë të tjerë, respektivisht Fehmi Stava, Ganimete Bexheti Ismaili, Feuzi Xhaferi, Moni Avziji, Vedat Salihi, Demir Hamidi, Arbër Isaku, Sejfulla Osmani dhe Zoran Petkovski.

Në periudhën e ardhshme pritet që të emërohet edhe një anëtar tjetër i Këshillit Gjyqësor, meqë Vesna Damevës i mbaron mandati nesër./Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments