6.5 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKoalicioni VLEN i është përgjigjur deklaratave të Frontit Evropian për akuzat ndaj...

Koalicioni VLEN i është përgjigjur deklaratave të Frontit Evropian për akuzat ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi

Ndërkohë koalicioni VLEN i është përgjigjur deklaratave të Frontit Evropian për akuzat ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi. Sipas VLEN-it persona të listës së zezë amerikane nuk mund ta kuptojnë që një njeri fisnik dhe i drejtë të bartë funksione publike. Sipas Fatmir Sabriut deklarata e Gashit në Alsat pasqyron realitetin në vend.

“Është shumë e qartë që persona të cilët janë të shpallur si non grata apo të ashtuquajturit non grata dhe të korruptuarit të përfshirë në listën e zezë Amerikane të jenë kundër një njeriu i cili është fisnik i drejtë i moralshëm sepse ata nuk mund ta kuptojnë se një njeri i tillë të jetë i mbuluar në politikë dhe të bartë funksione publike. Deklarata e kryetarit të Kuvendit e dhënë mbrëmë në Alsat pasqyron vetëm realitetin në vendin tonë gjegjësisht se gjuha shqipe nuk është zyrtare. Po është e vërtetë se ne kemi një ligj për gjuhët, për përdorimin e gjuhëve që e avancon përdorimin e gjuhës, por gjuha shqipe nuk është zyrtare në vendin tonë”, tha Fatmir Sabriu, VLEN. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments