9.9 C
Tetovo
E diel, 15 Shtator, 2024
BallinaLajmeKlinikat dhe spitalet kanë borxhe mbi 80 milionë euro

Klinikat dhe spitalet kanë borxhe mbi 80 milionë euro

Shumë palogjikshmëri në funksionimin e disa objekteve shëndetësore, borxhe të larta të spitaleve dhe borxhe të disa klinikave të cilat arritën deri në 5 miliardë denarë, tha drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai theksoi se debitorët më të mëdhenjë janë klinikat për onkologji, kirurgji torakale dhe vaskulare, gjinekologji dhe obstetrikë. Ndërsa borxhlinjtë më të mëdhenj nga spitalet jashtë Shkupit janë spitalet në Prilep dhe Ohër.

“Onkologjia ka rreth 650 milionë denarë borxh, kirurgjia torakale 250 milionë denarë, klinika për gjinekologji dhe obstetrikë 203 milionë denarë, Spitali i Prilepit 163 milionë denarë, Spitali i Ohrit dhe Kardiologjia e Shkupit nga 150 milionë denarë.Sipas kontrolleve, një pjesë e madhe e spitaleve paguanin paga dhe kujdestari në rrethana të pakuptueshme. Dhe gjithashtu në spitalet që drejtohen si klinika, nuk funksionojnë aparaturat që janë simbol i një klinike”, deklaroi Klekovski.

“Rezonanca magnetike, gastroskopia dhe kolonoskopia, që janë nevoja themelore që një spital të quhet spital universitar, në spitalin e Shtipit nuk funksionojnë ndërsa i njejti ka staf mjekësor. Në Strumicë ekziston një spital prej 6 mijë metrash katrorë, pjesërisht i pajisur dhe një nga spitalet më moderne, por jo në funksion”, tha Klekovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments