11.7 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeKjo ndodh vetëm në Maqedoni: Një projekt stopohet, një tjetër starton

Kjo ndodh vetëm në Maqedoni: Një projekt stopohet, një tjetër starton

Në një kohë kur projekti strategjik Korridori 8 përballet me vështirësi serioze – me 50 punëtorë të larguar, ulje të intensitetit të punimeve dhe pasiguri për fatin e segmentit Trebenishtë–Strugë–Qafë Thanë për shkak të vonesave të pagesave nga shteti – një projekt tjetër infrastrukturor ka nisur me ritëm të shpejtë në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, një projekt që parashikon dy parkingje moderne të montueshme, me rreth 500 vende parkimi, të dedikuara për pacientët dhe punonjësit. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë theksuar se faza e parë e projektit pritet të përfundojë gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.

Ky kontrast është i dukshëm: ndërsa projekti i Korridorit 8, i nisur me 1.3 miliardë euro investim dhe kontratë me Bechtel & Enka, ngec për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe vonesave në pagesa, projekti i parkingjeve brenda Klinikës “Nënë Tereza” ecën pa pengesa, falë një procedure të drejtpërdrejtë dhe koordinimi të ngushtë mes institucioneve lokale dhe qendrore.“Kemi ndjekur të gjithë procedurën ligjore nga fillimi deri në fund për të siguruar një zgjidhje që do t’ju shërbejë pacientëve dhe punonjësve,” deklaroi Ministri Aliu, duke shtuar se Qyteti i Shkupit duhet brenda 60 ditëve të dorëzojë plan veprimi me afate konkrete për implementimin e projektit.

Analistët politikë dhe qytetarët vërejnë një kontrast të fortë: ndërsa investimet e mëdha strategjike si Korridori 8 përballen me pasiguri dhe pengesa burokratike që ngadalësojnë projektin dhe rrezikojnë të dëmtojnë sigurinë ekonomike dhe gjeopolitike të vendit, projektet lokale dhe të menaxhuara mirë si parkingjet e Klinikës “Nënë Tereza” realizohen me ritëm të shpejtë.

Kjo situatë nxjerr në pah dobësinë e qeverisë në menaxhimin e projekteve madhore kombëtare, duke konfirmuar se mungesa e transparencës dhe koordinimit institucional mund të dëmtojë rëndë realizimin e projekteve strategjike për vendin dhe rajonin.

Ndërkohë që sot u hodh gurthemeli për fillimin e kompleksit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt i cili tashmë ka datë fillimi, ende nuk ka një afat të qartë për përfundimin e tij. Ky projekt simbolizon përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar infrastrukturën arsimore, por pasiguria mbi përfundimin e tij pasqyron sfidat që projekti i madh i Korridorit 8 po përballet – një kontrast i dukshëm mes investimeve strategjike që ngecin për shkak të vonesave dhe burokracisë, dhe projekteve që lëvizin më lehtë kur ka koordinim dhe mbështetje institucionale. Gazeta Flaka

Pyetja që lind natyrshëm është: pse një projekt strategjik si Korridori 8 ngec për vonesa financiare dhe pengesa institucionale, ndërsa parkingjet e një klinike realizohen me sukses?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments