2.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajme“Kjo iniciativë është prej 2019”, Halil Snopçe -deputet i VLEN pyet: Çka...

“Kjo iniciativë është prej 2019”, Halil Snopçe -deputet i VLEN pyet: Çka bëri Bujar Osmani me gjykatësit që i zgjodhën vetë, lënda për gjuhën shqipe është mbajtur në sirtar për 5 vite(video)

Halil Snopçe nga VLEN tha se, Bujar Osmani kërkoi vendim të menjëhershëm të Gjykatës por pyeti, siç thotë, çfarë bëri ai me gjykatësit që i zgjodhi vetë. Snopçe tha se, lënda për gjuhën shqipe mbahet më sirtar që nga viti 2019 por që BDI e ka ruajtur për ta nxjerr në pah në kohën kur të jetë opozitë që siç thotë, për të krijuar probleme dhe frikë të qytetarët.

“Bujari Osmani thotë se duhet menjëherë vendim, dakord, të hidhet poshtë por çfarë bëri ai me gjykatësit që i zgjodhi vetë ai, që kjo iniciativë është nga 2019. Pse Gjykata Kushtetuese nuk e inicioi shfuqizimin e këtij vendimi por e mbajti më sirtar prej vitit 2019, për 5 vite të plota. Pse ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese që tash është deputet i BDI-së, e mbante në sirtarë. Pikërisht për këtë arsye, se ata e dinin dhe prisnin momentin kur do të shkonin në opozitë dhe të aktivizonin këto lëndë për të krijuar telashe dhe probleme, frikë te popullata. A e sheh çfarë hipokrizie kemi këtu”, tha Snopçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments