4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKisha katolike në Barcelonë hap dyert që agjëruesit myslimanë të bëjnë iftar

Kisha katolike në Barcelonë hap dyert që agjëruesit myslimanë të bëjnë iftar

Me kufizimet kundër COVID-19 që parandalojnë popullatën islame të Barcelonës të festojë Ramazanin me familje të gjerë apo shoqëri, një kishë katolike ka ofruar hapësirat e saj në ambient të hapur që myslimanët të bëjnë iftar dhe të luten së bashku.

Çdo mbrëmje midis 50 dhe 60 myslimanë, shumica prej tyre të pastrehë, mblidhen në pasazhet shekullore prej guri të kishës Santa Anna, ku vullnetarët ofrojnë një vakt të bollshëm të ushqimit të gatuar në shtëpi, raporton Reuters, përcjell Klan Kosova.

“Ne jemi të gjithë njësoj…Nëse ju jeni katolik ose i një besimi tjetër dhe unë jam mysliman kjo është në rregull”, tha Hafid Oubrahim, një maroken 27 vjeçar që merr pjesë në këto iftare.

“Ne të gjithë jemi si vëllezër dhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Oubrahim.

Faouzia Chati, presidente e Shoqatës Katalanase të Grave Marokene, dikur organizonte iftare në qytet, por kufizimet e ngrënies në ambiente të brendshme e detyruan atë të kërkonte një hapësirë alternative me ajrosje të mirë dhe hapësirë për distancë.

Ajo këtë hapësirë e gjeti tek At Peio Sanchez, pastor i Santa Anës, i cili e sheh takimin e besimeve të ndryshme si kritike për bashkëjetesën qytetare.

“Njerëzit janë shumë të lumtur që myslimanët mund të bëjnë iftar në një kishë katolike, sepse fetë shërbejnë për të na bashkuar, jo për të na ndarë”, tha Chati.

Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët që agjërojnë nuk hanë midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit duke prishur agjërimin e tyre vetëm pas mbrëmjes me një vakt të njohur si iftar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments