Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 3.204, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Pekin
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se dhjetë persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa janë zbuluar 20 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni kinez njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur dhjetë njerëz, të gjithë në Wuhan, ndërsa 20 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, ndërkohë që afro 11.000 njerëz aktualisht janë nën trajtim mjekësor.
Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Kinë ka arritur në 3.204, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara u ngjit në 81.048, bazuar në shifrat e OBSH-së.
Pas shfaqjes në Wuhan në dhjetor, virusi është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur.